Ilustrim

Hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të hapet një qendër testimi me teste të shpejta për COVID-19.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në AMF – Qendra Studentore, te Mensa.