Bankomat - Foto: REL/Reuters

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 2009-ta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët ë lindur nga 2009-ta.

Në një postim të ministrisë është treguar se kjo vlen për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i 2009-tës.

Vegëzën për aplikim mund ta gjeni KËTU.

Në shtator të vitit 2021 kishte filluar zbatimi i masës 3.5. – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë nga Qeveria e Kosovës.

Në një njoftim ishte treguar se është paraparë që në muajin e lartcekur të fillonte edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj.

Gradualisht, ishte thënë që këtij procesi do i shtoheshin edhe grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.