Euro, foto: Pixabay

Hapet aplikimi për shtesa mujore për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare

Duke filluar nga dita e sotme, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë”- ka shkruar Murati.