Hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur nga viti 2010

Është hapur aplikimi për përfitimin e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010.

Kështu ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë LINK mund të bëhet aplikimi.

Këta fëmijë do të përfitojnë nga 10 euro në muaj sipas vendimit të qeverisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 10 shtator 2021 mori vendimin që të ndajë shtesa për nënat lehonat dhe për fëmijët.

Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2020 do marrin 20 euro në muaj.

Ndërsa nga janari i vitit 2022 gradualisht janë shtuar grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.