Ilustrim
Hapet aplikimi për 100 eurot për studentë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’.
Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.
Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.
Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:
Platforma eKosova – Kyçu në llogarinë tuaj (rks-gov.net)
Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:
Platforma eKosova – Kyçu në llogarinë tuaj (rks-gov.net)
Edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.
Rreth 46 mijë studentë kosovarë kishin përfituar nga kjo ndarje buxhetore.