Viza Schengen (ilustrim) - Foto: REL/Shutterstock
Hapet afati për termine në Ambasadën e Gjermanisë
Të gjithë të interesuarit për një termin për aplikim për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë mund ta bëjnë atë sot nga ora 11:00.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar ditë më parë për hapjen e termin që do të jetë sot.
“Lista e pritjes për termine për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00”, ka njoftuar Ambasada.
KALLXO.com ka raportuar muajin e kaluar se disa qytetarë të Kosovës, të cilët kishin synuar të caktojnë në Ambasadën e Gjermanisë një termin për aplikim për vizë pune, janë përballur me mosfunksionim e ueb-faqes së Ambasadës për këtë çështje.
Ata kanë raportuar në KALLXO.com për mosfunksionimin e ueb-faqes së ambasadës dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të caktojnë termin.
Terminet për aplikim për vizë në ambasadën e Gjermanisë shiten nga 500 euro