Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Hapet afati i dytë për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës

Është hapur afati i dytë për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23 në Universitetin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të UP-së parashihen të pranohen edhe 2,144 studentë të rregullt në këtë afat të dytë të konkursit.

Aplikimi nis sot dhe do të jetë i hapur deri më 16 shtator 2022, në orën 16:00.

Të interesuarit mund të aplikojnë online këtu.