Ilustrim: Viza FOTO: RTK

Hapen terminet për viza në Ambasadën e Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga sot do të hapen terminet për viza.

Sipas njoftimit, lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga data 4 prill në orën 14:00, deri më 13 prill 2022 në orën 14:00.

“Të gjithë personat që janë përzgjedhur me procedurën e shortit nga lista e marsit janë informuar lidhur me datën e terminit të tyre në prill/fillim të majit. Në qoftë se keni aplikuar dhe nuk keni marrë njoftim lidhur me datën konkrete të terminit (ju lutemi kontrolloni edhe kutinë “spam” të e-mailit), atëherë ju fatkeqsisht nuk jeni përzgjdhur”, thuhet në njoftim. 

Detajet e Ambasadës rreth termineve për viza, mund t’i gjeni në këtë LINK.

KALLXO.com ka raportuar se 48 mijë e 44 kërkesa për termine për viza pune ka pranuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm gjatë muajit mars.

Që nga dhjetori i vitit 2021, terminet për viza pune në Gjermani jepen përmes shortit.

Rreth 50 mijë aplikime për termine në Ambasadën gjermane vetëm gjatë muajit mars