Hapen dyert e oborrit për trajtimin e pacientëve në Shalë të Lipjanit, nuk ka vend më në ambulancë

Shqetësues është fakti që nëpër Institucione Shëndetësore nuk ka vend për pacientë, këtë më së miri po e dëshmojnë fotografitë dhe videot e qytetarëve.


Ndryshe nga Klinika e Pulmologjisë ku pacienti është parë duke u trajtuar në koridor në një shtratë të improvizuar,  në Ambulancën e fshatit Shalë të Lipjanit pacientët po mjekohen në oborr.

Në videon e një qytetari nga Lipjani shihen qartë pacientët duke marrë infuzion të ulur në  karrige në oborrin e ambulancës.

KALLXO.com ka kontaktuar më drejtoreshën e Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi e cila thotë se nuk ka qenë e informuar paraprakisht këtë këtë veprim.

Mirëpo për këtë gjë ajo thotë se do të mjeku kujdestarë i cili ka bë një gjë të tillë do të dal më një sqarim.

“Doktori (I cili ka qenë kujdestar dje) e jep sqarimin e vet pse e ka bo. Ne nga drejtorati nuk kemi qenë të njoftum dhe as nuk ka marrë leje, une  e kam kuptuar nga mediat” , u shpreh Drejtoresha

Sipas drejtoreshës ndihmë mjekësorë jepet në çfardo kushte, por se në këtë rast nuk kanë qenë e nevojshem të bëhet një gjë e tillë.

Në anën tjetër drejtorët e Spitaleve Rajonale dhe Klinikave thonë se janë duke ua siguruar vendin të gjithë pacientëve, mirëpo një gjë e tillë është duke u demantuar nga qytetarët.

Në Kosovë brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona si pasoj e coronavirusit.

Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 239 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 102 persona.

FOTO: ‘Shtrati i improvizuar’ në Klinikën e Pulmologjisë, pacienti duke u trajtuar në koridor