Hapat që mund të zhbllokojnë tregtinë me Maqedoninë Veriore

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit më ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, janë pajtuar së deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport asaj maqedone me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve.

Ky takim u zhvillua katër ditë pasi që Kosova ka vendosur masa reciproke për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut.

Në një konferencë për media, Shala deklaroi së dy ministrit u dakorduan së pasi të zgjidhen problemet me programet e monitorimit, barrierat do të hiqen.

“Jemi dakorduar sot që Agjencia jonë do t’i dërgon garancione shtesë Maqedonisë këto që Kosova nuk e ka obligim t’i ketë në vendet e tjera nënshkruese të CEFTA-s. Agjencia jonë e Veterinës deri të premten do të sigurojë atë të Maqedonisë për programin e monitorimit aktiv me qëllim që AUVK në Maqedoni ta ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregtojë në BE, andaj deri në fund të kësaj jave pasi që agjencioni ynë t’i përfundoj detyrat e veta, ta heqë barrierën ndaj Kosovën, por në momentit kur dy palët i përfundojnë këto atëherë do ta eliminojnë masën e vendosur nga ne si MTI”, u shpreh Shala.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi u shpreh së masa të tilla janë ndërmarr edhe për vendet të tjera fqinje, por për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.

“Që nga viti i kaluar, ne si Qeveri i kemi njoftuar shtetet fqinje, përfshirë këtu edhe Kosovën për të filluar implementimin e programit për monitorimin e produkteve më qellim së në ketë mënyre ne mund të aplikojmë dhe të eksportojmë produktet tona në BE. Në momentin që AUV nga Kosova dëshmon që do fillojë me implementimin e programeve atëherë ne do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë”, u shpreh ai.

Të premten (16 korrik) ministri në detyrë i MIT-së, Endrit Shala ka bërë të ditur së kanë vendosur masa reciprociteti për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia.

Kjo për shkak të vendimit të Maqedonisë  së Veriut për barriera tarifore ndaj produkteve kosovare siç është ikrave dhe rasatit të peshqve.