
Ministria e Financave
Hapat për të qenë përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë qytetarët të cilët janë përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale, se duhet të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga Programi.
Sipas Ministrisë, për personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale, fillimisht të gjithë anëtarët e familjes së tyre të cilët janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune.
“Këshilltarët tanë të punësimit janë në Zyret e Punësimit për t’ju mbështetur në procesin e aktivizimit në tregun e punës, përmes masave, si: subvencionimi i pagës dhe trajnime profesionale, deri në integrimin tuaj në tregun e punës.” – thuhet në njoftim, më 14.03.2025.