Cerdhja "Ardhmeria" ne Han te Elezit, foto:Gentiana Ahmeti KALLXO.com

Hani i Elezit hap konkurs për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Komuna e Hani të Elezit ka hapur konkursin për regjistrimin e fëmijëvë pë vitin 2020/21 në cerdhën e vetme të kësaj komune.

Hani i Elezit hap konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhe

Konkursi është hapur më 24 gusht dhe do të jetë i hapur deri me 14 shtator.

“Në Institucionet Parashkollore përfshihen fëmijët prej moshës 9 muaj deri në 6 vjeç.

– Në çerdhe përfshihen fëmijët nga mosha 9 muaj deri në 3 vjeç ndërsa,

-Në kopshte përfshihen fëmijët nga mosha 3 deri 6 vjeç.”, thuhet në njoftim .

Dokumentet e nevojshme për aplikim: Letërnjoftimi i prindërve (kopje), Ekstrakti i lindjes së fëmiut (jo më i vjetër se 6 muaj), Dëshmi nga mjeku për gjendjen shëndetësore të fëmijës ,  Kontrata e punës për të dy prindërit dhe vërtetim i Atk-së

Ditë më parë KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Hanit të Elezi për arsyen e mos funksionit të kësaj çerdheje e cila kishte filluar të ndërtohej në vitin 2017.

Kreu i Komunës thotë se hapja e saj nuk është bërë për shkak të buxhetit dhe për shkak të nivelit qendror.

“Ka tre vite që me mjete të komunës është ndërtuar objekti i çerdhes së fëmijëve në Han të Elezit. Nuk kemi mundur ta hapim sepse nuk ka pasur buxhet dhe nuk ka qenë e miratuar hapja e çerdhes nga niveli qendror, por pas reagimeve të shpeshta të komunës, ku çdo vit i kemi bërë nga 2-3 kërkesa, tani me rishikimin e buxhetit, sipas informatave tona është miratuar hapja e çerdhes dhe janë ndarë edhe mjetet financiare dhe nëse gjithçka është sipas planit tani në shtator- tetor duhet të zhvillohen procedurat për hapjen e saj e nëse eventualisht nuk bëhet sivjet, me buxhetin e vitit të ardhshëm është planifikuar buxheti dhe numri i punëtorëve prej 13”, ka thënë në një përgjigje për KALLXO.com, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.