Ilustrim

Hani i Elezit, arrestohet për pasaportë shqiptare të falsifikuar

Policia e Kufitare në Han të Elezit, e ka arrestuar një person për falsifikim të dokumentit.

Raportohet se në dalje nga Kosova, është ndaluar i dyshuari, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Shqipërisë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pasaporta e dyshuar është konfiskuar.