HANDIKOS shpërndau 290 pako ushqimore për familjet e personave me aftësi të kufizuara

Handikos ka njoftuar se ka filluar gjatë ditës së sotme shpërndarjen e 290 pakove ushqimore për familjet në nevojë të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit të Handikos, shpërndarja e pakove ushqimore ka filluar pas identifikimit të rasteve me kushte të vështira ekonomike në rrjetin e Handikos në Kosovë.

“Pas  identifikimit të rasteve me kushte më të vështira ekonomike, sot kemi nisur distribuimin e 290 pakove ushqimore thuajse në të gjithë rrjetin e HANDIKOS-it në Kosovë, të cilët më pastaj do të mund të  bëjnë shpërndarjen e tyre tek familjarët në nevojë të personave me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e Handikos.

Në njoftim tutje thuhet se situate e fundit me pandeminë  ka rënduar edhe më shumë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe si rezultat nevoja për mbështetje është rritur tutje ndaj tyre.

“Shpërndarja po mundësohet falë donacionit të Latter Day Saint Charities (LDSC), të cilët në vazhdimësi mbështesin HANDIKOS-in edhe me pajisje ndihmëse dhe projekte të ndryshme”, thuhet në njoftim.