Handikos shpërndan materiale për inkontinencë për personat me nevoja të veçanta

Handikos ka njoftuar se ka filluar gjatë ditës së sotme shpërndarjen e materialeve të domosdoshme për inkontinencë për personat me nevoja të veçanta në Kosovë.

Sipas njoftimit këto materiale po shpërndahen  si mbështetje gjatë situatës në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë.

Handikos ka bërë të ditur se bashkë me keto materiale,  do të ketë edhe dezinfektues, maska dhe dorëza, të cilat do të shërbejnë në mbrojtjen ndaj COVID-19.

`Materialet po distribuohen nëpër degët e HANDIKOS-it në 16 komuna të vendit, me ç’rast personat që kanë nevojë do të kenë mundësinë të lajmërohen direkt në degën më të afërt të organizatës, përkatësisht tek zyrtarët që ofrojnë edhe pajisje ndihmëse për ta”, thuhet në njoftimin e Handikos.

Në njoftim thuhet se sasia e këtyre materialeve është e kufizuar, prandaj  është kërkuar mirëkuptimin për pamundësinë e mbulueshmërisë më të madhe me këto materiale shëndetësore.

Handikos ka bërë të ditur se furnizimi  me këto materiale  u mundësua nga  donacioni i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kosovë (SHDM).