Hana Bicurri nga Kosova shpallet kampione botërore në “Dubai Muscle Show”

Bodibilderja Hana Bicurri është shpallur kampione botërore në shfaqjen e muskujve “Dubai Muscle Show”.

Bicurri është shpallur kampione elite në divizionn “Wellness”.

Ajo thotë se për këtë shfaqje ishte përgatitur për 18 javë.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa e lumtur jam në këto momente! Vendi i parë më në fund është realitet pas një sakrifice shumë të gjatë, 18 javë përgatitje” – ka shkruar Bicurri në një postim në Instagram .

Divizioni Wellness Fitness është i destinuar për gratë që preferojnë një fizik muskulor pa ndarje muskulore, atletik dhe estetikisht të këndshëm, me një masë trupore më të madhe se sa në Bikini Fitness.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hana Bicurri (@hanabicurri)