Hana: 1,000 persona janë punësuar pa konkurse më 2011 në Telekomin e Kosovës

Rreth 1 mijë persona në vitin 2011 janë punësuar pa konkurs publik në Telekomin e Kosovës.

Kështu tha ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, në emisionin “Kallxo Përnime”.

Hana duke folur për riorganizimin e stafit brenda këtij institucioni tha se personat e punësuar në pozita që nuk ka pasur nevojë kanë çoroditur skemën organizative.

Ajo theksoi se ka pasur edhe avancime të shumta që kanë qenë pa kritere.

“Po, mbipunësim ka. Në një vit pa konkurs, pa asgjë, janë sjellë një mijë punëtorë, në vitin 2011. Kur kemi shku në punë veç i kemi pa. Në atë kohë me siguri ka qenë kryeshef, Shyqri Haxha. Kemi qenë bashkë me Postën, po pa konkurs, pa kurrgjo kanë ardhë ata. Dëmet e Telekomit nuk janë nga mbipunësimi por nga kontratat e dëmshme. Nuk është vetëm në atë kohë, kanë ardhë punëtorë edhe në vitin 2018 por jo në atë masë. Kanë ardhë në vendet ku nuk ka pasur nevojë dhe kjo ka shkaktu një skemë organizative të çoroditur. Ju kanë dhënë grada sa kanë mujt, kujna kanë mujt. Për-shembull kanë ardh[ në punë nga grada pesë, nuk kanë shkuar as 3-4 muaj dhe  kanë kalu në gradën 15. Ndërsa ka inxhinier që 20 vjet kanë punu dhe nuk kanë arritur me kalu gradën 10”, tha ajo.