Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Han i Elezit, vëllai sulmon me shkop vëllanë

Një incident të cilin Policia po e trajton si dhunë familjare ka ndodhur dje rreth orës 15 :00 në Han të Elezit.

Sipas Policisë, derisa viktima  po e përgatiste në  oborrin e tij  vendin për  ta filluar një  shtëpi të  re për ndërtim, aty kishte shkuar vëllai i tij, i cili me një  shkop të  drurit e kishte sulmuar atë.

Nuk raportohet për  të  lënduar.

Motivi i incidentit dyshohet të jetë kontesti pronësor ndërmjet palëve.

I dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në  mbajtje.