Han i Elezit, u kapën 24 krerë desh pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Hanit të Elezit, vozitësi i një kombi kishte ngarkuar 24 krerë desh pa dokumentacion përkatës.

Sipas policisë, vozitësi me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar vozitësi mashkull  kosovar, pasi që në automjet (kombi) kishte të ngarkuar 24 krerë desh, pa dokumentacioni përkatës. Me vendim të prokurorit, pas kompletimit të rastit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 7 korrik.