Shirit i Policisë - Foto: REL
Han i Elezit, bombë në objektin që po e ndërton shtetasi i Maqedonisë së Veriut
21.6.2020 - 19:47
Një qytetar i Maqedonisë së Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se në objektin e tij, i cili është në ndërtim e sipër, ishte vendosur një mjet shpërthyes – granatë dore.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:00 në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit.
Qytetari ka thënë se nuk e di kush e ka vendosur mjetin shpërthyes në objektin e tij.
Policia raporton se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i Policisë në mënyrë të sigurt ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.
Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar.
Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, vazhdon të hetohet.