Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Han i Elezit: Arrestohet pasi rrahu gruan dhe e largoi nga banesa

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë 37-vjeçar nga Hani Elezit pasi i njëjti kishte rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

I arrestuari e kishte larguar bashkëshorten edhe nga banesa në të cilën po jetonin.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.