Ilustrim - Policia në aksion
Han i Elezit - Arrestohet pasi kanosi vëllanë
10.7.2021 - 10:30
Një person është arrestuar në dyshimin se ka kanosur vëllanë e tij.
“Nga i dyshuari janë konfiskuar: një pistoletë, një armë gjuetie një pushkë ajrore dhe 306 copë fishekë”, thuhet në raport policor.
Rasti ka ndodhur në Han të Elezit, më 9 korrik rreth orës 15:30.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.