Ilustrim.

Han i Elezit, arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një shtetase moldave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Han të Elezit.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një shtetase të Moldavisë.

Sipas policisë, viktima e ka raportuar vet rastin.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.