Foto: KALLXO.com Ilustrim

Han i Elezit, arrestohen dy të rinj pasi dyshohen se rrahën një tjetër dhe ikën

A.K. 21-vjeçar dhe S.Sh. 18-vjeçar nga Hani i Elezit janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë shkaktuar lëndime trupore një 20-vjeçari me inicialet H.C. dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas komunikatës së Policisë, rasti është raportuar më 4 dhjetor rreth orës 22:00 në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit.

Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet dhe sot në orën 16:00 ka kryer arrestimet.

Me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.