Hamza: Nuk është me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet nuk është urgjente në këtë kohë.

Hamza në një konferencë për media tha se në mbledhjen e kryesisë nuk janë pajtuar që kjo çështje të trajtohet me kaq urgjentë.

Sipas tij, Qeveria duhet të merret me proriotet të tjera siç është sigurimi i vaksina, ekonomia dhe energjia.

“Ne e dhamë mendimin tonë në kryesi që ne nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet me kaq urgjencë. Se a do të marrin pjesë në seancën për amandamentimin e ligjit për zgjedhjet ai tha se  pas diskutimeve ne e bëmë të qartë se kjo teme është e rëndësishme dhe don trajtim substancial dhe se duhet të trajtohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Hamza.

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje me një pikë të vetme të rendit të ditës – ndryshimi i Ligjit të Zgjedhjeve. Bazë kësaj, iu mundësohet disaporës që të votojnë nëpër ambasadat kosovare atje.