Foto: Komuna e Mitrovicës/Facebook

Hamza: Mbi 100 familje janë evakuuar në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ka njoftuar se pas vërshimeve më shumë se 100 familje janë evakuuar në Mitrovicë.

Hamza ka potencuar se fillimisht është bërë një mobilizim i të gjithë akterëve relevant komunal përmes Qendrës Operative Emergjente Lokale për menaxhimin e vërshimeve, të cilët janë duke e monitoruar gjendjen në çdo cep të Komunës së Mitrovicës.

Hamza po ashtu ka treguar se dje në Mitrovicë ka patur një situatë të jashtëzakonshme e të paparë ndonjëherë.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, nga presidentja Vjosa Osmani, është ofruar bashkëpunim ndërinstitucional në përballimin më të lehtë të kësaj situate.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përveç Mitrovicës ka vizituar edhe Klinën e Skënderajn ku ka vizituar bizneset e familjet e prekura nga vërshimet në këto vende.

Ajo ka edhe krerët e dy komunave të tjera, Zenun Elezajn e Fadil Nurën.

Në këto takime, Osmani ka theksuar se që nga mbrëmë ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet e sigurisë dhe ka vlerësuar angazhimin e strukturave komunale dhe institucioneve emergjente për të ndihmuar qytetarët dhe për t’i minimizuar dëmet në ekonomi familjare.

E para e vendit ka premtuar që institucionet qëndrore do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur komunat e prekura nga vërshimet.