Hamza-Kurtit: Shkoni pastroni shkrimet në mure kundër LDK-së

Në seancën e cila po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë akuzat e partive opozitare ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar akuzat drejtuar Albin Kurtit duke i përmendur të bërat e VV-së në kohën sa ishte opozitë.

Ai i tha se bazuar nga zhvillimet e fundit nuk është premtues.

“Sot mund të vonohesh për kryeministër  të qeverisë, një nga pozitat më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës, pozitë për të cilën gjeneratat e tëra kanë dhënë mund, punë dhe sakrificës, pozitë të cilës ju nuk e keni arrit veten dhe keni vendos një presedant të keq. Jeni i shtati më radhë, pjesa dërmuese e tyre deri në momentin e zgjedhjes kryeministër kanë pasur kontribute më shumë se ju. Bazuar në zhvillimet e fundit nuk jeni premtues”, tha ai.

“Kemi në vitin 2007, kur janë të njohura parullat e juaja për të gjithë ne me epitete të rënda. Ju i fyet, i ofenduat bartësit e institucioneve, i sulmuat fizikisht ata, pronën dhe familjet e tyre edhe në prezencë të bashkëshortëve. Ju sulmuat dhe dhunuat institucionet. Folët shumë për jakët e bardha dhe vetëm pas një kohe të shkurtër ju jeni me jaka të bardha edhe me kualitet. Ju që ishit kundër flamurit, më herët të gjithë kishit nga një flamur kombëtar me rastin e betimit për deputet dhe kur të gjithë mbështesin me krenari ekipin në futboll kur po shkëlqente ju nuk e përkrahët dhe nuk e thatë asnjë fjalë. Por kur e she interesin e ngushtë politik, jo vetëm që shkon në stadium por edhe kujdesesh edhe me tregu në rrjete sociale me deklarata interesante ne tribunat e lindjes”, u shpreh Hamza.

Ai i ka kujtuar parullat dhe shkrimet e shënuara në mure kundër miqve ndërkombëtar dhe anëtarëve të cilëve tashmë do të qeverisin, LDK.

“E filluat me 12 ministri e përfunduat me 15. Nuk ktheheni para datës 26 dhjetor 2019 për kryeparlamentarin por kur është në pyetje pushteti, shihet qartë se nuk ka parime”, tha ai.

“Nëse ka diçka që e paraqet në mënyrë reprezantive fjalën “qëllimi e arsyeton mjetin”, jeni ju. Nuk me pengon bashkëpunimi me LDK-në. Por të freskëta janë ngjarjet dhe epitetet e përdoruara nga figurave të LDK-së”, shtoi ai.

“ Merrni mundin e shkoni pastroni muret e ndërtesave nga parullat e juaj ndaj miqve, ambasadorëve dhe ndaj LDK-së”, tha Hamza.

Bedri Hamza i PDK-së e konteston programin ekonomik të Albin Kurtit

Bedri Hamza i PDK-së e konteston programin ekonomik të Albin Kurtit