Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hamza: Jemi pajtuar në heshtje për kandidimin e vetëm të Memli Krasniqit për kryetar të PDK

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një konferencë për media ka folur rreth konventës se nesërme zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

Hamza tha se të gjithë qe kanë dëshiruar dhe kanë pasur gatishmëri kanë mundur të kandidojnë për kryetar te PDK-se.

“Aktualisht e kemi një kandidat dhe ky është z. Memli Ktasniqi i ciki i plotëson kushtet për me qenë në garë. E ka shkollimin adekuat, përgatitjen dje të gjitha karakteristikat që duhet ti ketë një lider. Ka pasur një pajtim të heshtur të kemi një kandidat që të jetë kandidat Memli Krasniqi. Ky është një proces për me zgjedh një kryetar të ri qe PDK e kthen drejt fitores për të qeverisur vendin”, ka thënë deputeti Hamza.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet ta zgjedhë kryetarin e ri në Konventën zgjedhore që do të mbahet më 3 korrik (e shtunë).

Deri me tani kandidaturën e ka shpallur zyrtarisht vetëm Memli Krasniqi. Përderisa, ish-ushtruesi i detyrës së Ish-kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, njoftoi të enjten se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së e që sipas tij, ky vendim është në të mirë të PDK-së.

PDK-ja deri më tash u drejtua nga Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, si Ushtrues i Detyrës së kryetarit, pas shkuarjes në Hagë të Kadri Veselit, në nëntor të vitit të kaluar, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ngritur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.