Hamza emëron nënkryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahirin

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka emëruar nënkryetar të komunës, Arian Tahirin.

“Arian Tahiri emërohet nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. I emëruari do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e parapara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, rregulloret komunale dhe aktet tjera nënligjore në fuqi, dhe në pajtim me udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës, të cilit edhe është i obliguar t’i raportoj në baza të rregullta”, thuhet në vendim.

Tahiri kishte qenë prijës i listës së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.

Ai kishte arritur të fitoj 11 mijë e 104 vota.

Ndërsa sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Bedri Hamza mori edhe zyrtarisht detyrën si kryetar si dhe u betuan edhe asamblistët e rijnë.

Bedri Hamza nis punën si kryetar i Mitrovicës