Hamasi lëshon paralajmërime për jetën e pengjeve, nuk e sheh të njëjtin vullnet që ishte parë javët e mëparshme

Hamasi ka paralajmëruar se asnjë peng nuk do të largohet i gjallë nga Gaza nëse nuk plotësohen kërkesat për lirimin e të burgosurve. Një zëdhënës i Hamasit ka lëshuar një paralajmërim për jetën e pengjeve që ende mbahen në Gaza.

Në një deklaratë televizive, një zëdhënës i Hamasit ka thënë se Izraeli nuk do t’i pranojë të burgosurit e tyre të gjallë pa një shkëmbim dhe negociata dhe pa i përmbushur kërkesat e rezistencës, raporton Agence France-Press.

Izraeli thotë se ka ende 137 pengje në Gaza, ndërsa aktivistët thonë se rreth 7,000 palestinezë janë në burgjet izraelite.

Katari po vazhdon ndërmjetësimin për të liruar më shumë pengje – por kryeministri, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka thënë se “Për fat të keq, ne nuk po shohim të njëjtin vullnet që kishim parë javët e mëparshme”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala