Haliti - Nagavcit: Sa ishte drejtoreshë e ke lënë motrën pa punë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në pikën kur po diskutohej për anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sa ka qenë drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, nga frika për nepotizëm e ka lënë motrën e saj pa punë.

“Sa i përket znj. Nagavci unë e kam një qëndrim negativ ndaj saj për shkak se kjo duke u bazuar në këto lidhjet familjare dhe nepotiste, kjo kur ka qenë drejtoreshë e Arsimit e ka lënë motrën e vet pa punë se është frikësu që pe shtin në burg. Motrën e ka pas të mirë edhe profesionalisht”, tha Haliti.

Sipas tij, nëse dikush ka lidhje familjare me një politikan nuk duhet t’i ndalohet vendi i punës.

Kuvendi i Kosovës me vota 63 për, 9 vota kundër dhe asnjë abstenim ka ratifikuar 7 anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Mes polemikash, Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të KShC-së