Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haliti i LDK-së tregon nëse do të japë dorëheqje si kryetar nëse i ngritet aktakuzë 

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vitisë dhe kryetari aktual, Sokol Haliti ka thënë se nëse ka vendim të gjykatës në lidhje me ndonjë aktakuzë të mundshme ndaj tij, do të japë dorëheqje.

“Nëse ka vendim të gjykatës, drejtësinë e respektoj, normalisht”, tha ai, duke shtuar se do ta respektojë ligjin nëse ka vendim të gjykatës edhe në lidhje me drejtorët e komunës, në rast se edhe ndaj tyre ngritet ndonjë aktakuzë.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vitisë diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në #DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Vitisë: Arsim Ademi  nga LVV; Bekim Azizi nga PDK dhe Sokol Haliti nga LDK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Vitisë: Majlinda Ostrogllava nga LDK; Majlinda Shabani nga LVV dhe Zyrafete Rama nga PDK.