Haliti: Gratë janë shtyllë e fortë e familjes, shoqërisë dhe shtetit

Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga lista e PDK-së, është takuar sot me gratë e Komunës së Pejës.

Me këtë rast, Haliti ka premtuar se PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejm të rolit të gruas në shoqëri.

Postimi i plotë i Halitit:

Gratë janë shtyllë e fortë e familjes, shoqërisë dhe shtetit.

Ato u angazhuan dhe kontribuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejmë të rolit të gruas në shoqëri.