Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haliti: Do të sigurojmë 100% ujë, kanalizim dhe ndriçim në Viti

Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka premtuar se brenda mandatit të ardhshëm do të sigurojnë ujë të pijes për qytetarët e Vitisë.

 

“Unë besoj që brenda mandatit, sigurisht do të sigurojmë 100 për qind ujë”, tha ai.

Sa i përket kanalizimit, ai tha se komuna ka problem me rrjetin e vjetër të kanalizimit nëpër lagje dhe u zotua se 100 për qind do ta zgjidh edhe këtë problem.

Në lidhje me ndriçimin, Halitii tha se të gjitha lagjet e Vitisë do të përfshihet në rrejt brenda dy viteve të ardhshme.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vitisë, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Viti, Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Arsim Ademi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Sokol Haliti ka marrë 41,30% të votave, kurse Arsim Ademi nga LVV ka siguruar 34,50%.