Halit Thaçi zëvendëson Alban Hysenin

Alban Hyseni që tashmë është Kryetar i Komunës së Gjilanit, është zëvendësuar nga Halit Thaçi, i cili ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për Komunën e Obiliqit.

Kjo është bërë pas kërkesës së Kuvendit dhe me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputeti tashmë i zgjedhur është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Fjalimin e Betimit e ka lexuar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.