
Halil Matoshi emërohet Zëvendësministër i Kulturës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se dy zëvendësministrat, Halil Matoshi dhe Arber Grabovci kanë pranuar detyrën edhe zyrtarisht.
“Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Siç është thënë në komunikatë, ministrja i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.