Halil Kastrati thotë se nuk do të hyjë në politikë

Humanisti Halil Kastrati ka thënë se nuk do të garojë për deputet në asnjë parti politike, ndonëse thotë se kishte pasur oferta nga disa prej tyre.

“Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar qindra mesazhe nga qytetarë me ç’rast jam pyetur nëse do t’i bashkohem ndonjë partie politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E vërteta është se kam pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka thënë se do ta vazhdojë aktivitetin humanitar përmes shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhoj angazhimin tim në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Njëkohësisht, dua t’i falenderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë”, ka shkruar në fund ai.