Jeta në Komunë, Istog. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haki Rugova përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” i pari i Istogut, Haki Rugova, u përball me krypometraxhinjtë e KALLXO.com, të cilët ia kanë kanë matur premtimet që ai i pati dhënë më 2017.

Disa premtime i mbajti e disa të tjera jo.

Në lidhje me premtimet të cilat nuk i mbajti, kryetari Rugova deklaroi se s’mund të quhen rrena por premtime të parealizuara.

“Të gjitha që ke thanë rrenë-rrenë janë të sakta, ato janë tu përfundu, s’mund t’i quash rrenë me kos po premtim i parealizuar, çdo premtim që jepet jepet në afatin katërvjeçar”, ka thënë Rugova.

Krypeometri i cili ka matur premtimet e kryetarit Haki Rugova ka vlerësuar se dy premtime u mbajtën e katër nuk u mbajtën.

Premtimet për përfundimin e palestrës, memorialit Ibrahim Rugova, publikimin e listës së uzurpatorëve dhe listës së borxhlinjve nuk u mbajtën ndërsa fjalën e mbajti për ndërtimin e çerdhes së re dhe përfundimin e disa rrugëve që ishin nisur në mandatin e kaluar.

Rugova gjatë emisionit  ka folur edhe për shumë çështje të tjera të cilat kanë ndodhur gjatë këtij mandati.

Javë më parë KALLXO.com publikoi një hulumtim të gjatë për Komunën e Istogut në të cilën u shfaqën shumë probleme të kësaj komune.

Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në këtë link.