Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haki Rugova flet për deponinë ilegale të bërllokut në fshatin e tij

I pari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, në emisionin “Jeta në Komunë” ka folur për deponitë ilegale, me theks të veçantë deponinë ilegale në fshatin e tij.

I pyetur se pse nuk i ka larguar këto deponi, kryetari Rugova deklaroi se deponitë janë papërgjegjësi e qytetarëve.

“Deponitë ditore janë duke u grumbullu, kjo është papërgjegjësi e qyetarëve. Nuk po tuten, nuk po e kanë kasavet hiç, nuk e di sa gjoba, e di që për çdo vjet po ndaj mijëra euro me i hekë, por po bahen prapë”, tha Rugova.

Ai shtoi se e ka vetëm një inspektor të ambientit.

Sonte në këtë emision përpos shumë temave të cilat u trajtuan u shfaqën edhe pamje të katër deponive ilegale në komunën e Istogut.

Deponitë ilegale ndodhen në hyrje të Istogut, fshatin Shushicë si dhe fshatrat Kaliqan dhe Cerrcë.