
Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Haki Rugova flet pasi nuk u zgjodh në Kryesinë e LDK-së
Kryetari i Komunës së Istogut dhe ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova nuk është zgjedhur në kryesinë e re, e cila u formua sot.
Në lidhje me këtë, Rugova për KALLXO.com, ka komentuar duke thënë se ky është vendim i kryesisë së re dhe ai e respekton.
“Nuk kam kurrfarë komenti. Këshilli i Përgjithshëm me propozimin e kryetarit e kanë zgjedhë Kryesinë e re, edhe jemi në rregull”, ka thënë Rugova.
I pyetur se çka pret nga kjo kryesi dhe qasjen që mund ta ketë me pretendenten për presidente Vjosa Osmanin, Rugova tha se kjo i përket kryesisë së re.
“Aty kemi një kryetar të ri, është Lumir Abdixhiku. Është një kryesi e re dhe janë ata që i marrin vendimet”, tha Rugova.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zgjedhur Kryesinë e re. Kryesia e sapo zgjedhur e LDK-së përbëhet nga 33 anëtarë, ndërsa jashtë saj kanë mbetur Haki Rugova, Agim Veliu e disa ish zyrtarë me përvojë të këtij subjekti politik.
“Shkarkimi i fundit” i Agim Veliut