Foto: KALLXO.com

Haki Abazi reagon pas shkrimeve lidhur me çështjen e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”

Ish- zëvendëskryeministri, Haki Abazi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shkrimet dhe raportimet e mediave dhe portaleve sa i takon çështjes së “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”.

Abazi ka thënë se nga janari i vitit 2007 deri në qershor të vitit 2017 kam kryer detyrën e drejtorit të programit për Ballkanin Perendimor (Shqiperi, Kosove, Serbi, Mal të Zi, BeH, Maqedoni) për fondin e Vllezërve Rockefeller Brothers Fund me seli në New York.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Abazit:

Më vjen keq por më duhet të reagojë publikisht për të sqaruar lidhur me çështjen e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”.

Nga janari i vitit 2007 deri në qershor të vitit 2017 kam kryer detyrën e drejtorit të programit për Ballkanin Perendimor( Shqiperi, Kosove, Serbi, Mal të Zi, BeH, Maqedoni) për fondin e Vllezërve Rockefeller Brothers Fund me seli në New York.

Gjatë kësaj periudhe kam udhehequr fondin në te gjitha aspektet programore dhe strategjike lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perendimor.

Dhejtra projekte të inicuara, zhvilluara dhe ekzekutuara bashkë me organizata dhe institucione në fushat e praktikave demokratike, ndertimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në vitin 2008 është miratuar propozimi për të financuar edhe projektet për krijimin e Shtëpive të Shoqërise Civile. Këto projekte jane realizuar në kundër të strategjisë dalëse dhe me qëllimin që krijohet hapësirë për funksionimin e pavarur e të qëndrueshëm për think-tanks, grassroots dhe media investigative.

Ky projekt është realizuar në Kosovë duke blerë hapësirën në objektin e Dukagjin Residence dhe është 100% pronë publike. Të gjitha detajet janë në dokumentacionin përkatës dhe bazuar në ligjet dhe marrëveshjes ndërmjet bartësit të projektit dhe ndertuesit. Dhe të gjitha këto janë dokumente publike përfshirë edhe cdo pagesë e transakcion financiar i realizuar nëpërmjet llogarisë Bankare të bleresit FIQ dhe shitësit Dukagjini Residence.

Tani problemi është që tre persona shqiptar nga Kosova të ndihmuar nga M. Vukojevic dhe S. Ilic kanë pretendime se ata duhet të kënë pronsi në Shtëpinë e Shoqërisë Civile dhe i kanë propozuar gjykatës që të vendos masë të përkohshme duke kontestuar procesin e formimit të Bordit Ekzekutiv i cili është themeluar sipas ligjit dhe statutit të orgnizatës poashtu është përditsuar në departmentin për OJQ në ministrinë përkatëse. Kjo është çështja në shqyrtim nga gjyakta- validiteti i procesit të themelimit te Bordit Drejtues.

Në ditën kur unë kam filluar angazhimin tim aktiv në politikë LVV, sipas rregullit, kam dhënë doreheqje nga të gjitha funksionet, pozitat dhe involvimet në organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombtare. I gjithë angazhimi im në përkrahjen e projektit të shtëpisë së Shoqërisë Civile ka qenë 100% pro bono( pa pagesë).

Akuzat e bëra nga portalet e regjimit dhe quazi gazetarët e yelloë press të pabaza e qëllimkqija kanë për qëllim që të ngrisin përplasje përmbrenda LVV duke shkaktuar konfuzion me gënjeshtra dhe duke tentuar të baltosin emra të njohur të politikës dhe jetës publike. Nuk e di nëse nuk e kuptojnë që portalet METRO, Express, Insajderi, e se fundi edhe Blic publikojnë sulme publike dhe informacione krejtësisht të pavërteta dhe të pabaza. Aq më tepër që këto portale as që kanë marrë mundin të pyesin e as edhe të kominikojnë për të marrë qëndrimin zyrtar të gjykatës për lëndën dhe procesin. Por është e qartë kush i financon këto portale dhe fatkqësisht që yelloë press është krahu i propagandës famkeqe në Kosovë që krijon zhurmën sa herë që krimit dhe korrupcionit i duhet.

E kuptoj që gjykimi hajnit dhe gënjështarit bëhet duke filluar nga vetja, sidomos kur të njejtit kurrë nuk kanë bërë gjë tjetër perveç se zanatin e hajnit dhe gënjështarit por e mira është që vendi ynë ka edhe njerëz të mirë edhe të drejtë dhe qytetarët kanë ndjeshmërinë dhe bëjnë dalllimin ndërmjet veprave të mira dhe tentimeve qëllimkqija të individëve që e përdorin gazetarinë dhe mediumet për baltosje e akuza e goditje politike pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt.