Haki Abazi për viztën e Grenell: Çdo vizitë e qytetarëve të huaj është e mirëseardhur

Ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell para dy ditë ka publikuar disa fotografi nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Agjenda e Grenell nuk është bërë e ditur.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka thënë se çdo vizitë nga çdo qytetarë në Kosovë është e mirëseardhur.

“Kosova është shtet i lirë më kufi të hapur. Në rastin konkret duhet t’i tejkalojmë vlerësimin e deklaratës së një qytetari të rëndom. Këtu ka vetëm një marrëdhënie institucionale, ajo në mes institucioneve të SHBA dhe Kosovës, të gjithë të tjerët janë të mirëseardhur”,  tha ai.

Abazi së bashku më anëtarë të tjerë të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai tha se mes tjerash është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sigurisht që dialogu me Serbinë ishte temë e diskutimit. Inkurajimi nga ambasadori ishte që dialogu të përmbyllet në mënyrë sa më konstruktive të mundshme. Ky proces në fakt është keqpërdorur nga ana e Serbisë pasi që ka tentuar që përmes tij të diskutoje tema të brendshme të Kosovës dhe jo tema të dy anshme. Ne jemi duke u munduar që të ndërrojmë këtë qasje dhe te kemi një përmbyllje të dialogut në mënyrë që të mos jemi peng i këtij procesi”, theksoi Abazi.

Haki Abazi flet pas takimit të Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadorin gjerman