Haki Abazi: Nënshkrimi i tri marrëveshje në Berlin, shënon momentin më të rëndësishëm të 2022

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi në një konferencën për media vlerësuar se marrëveshjet që u nënshkruan të enjten në Berlin, shënojnë momentin më të rëndësishëm për vitin 2022.

Ai ka thënë se këto marrëveshje shënojnë rikthimin e parimit të barazisë në Ballkanin Perëndimor.

“Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet dje, shënojnë momentin më të rëndësishëm për vitin 2022, procesi i Berlinit dje shënon rikthim të parimit të barazisë në Ballkanin Perëndimor” – tha Abazi.

Dje gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me 5 homologët e tij, nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbia nënshkruan tri marrëveshje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Samitit të Berlinit.

Marrëveshjet që janë nënshkruar mes këtyre 6 vendeve janë ato për lirinë e lëvizjes me ID karta, për njohjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Nënshkrimi i këtyre 3 marrëveshjeve mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, vjen pas gati dy viteve negociata.

Tutje, deputeti nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje tha se sfidat e brendshme, sidomos ato në veri te vendit, janë tentimet e fundit për të parandaluar agjendën evropiane të Kosovës, prandaj, Abazi ka thënë se qëndrimi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm.

“Është me rendësi që përkundër pikëpamjeve të ndryshme, spektri politik të unifikohet në agjendën euroatlantike. Në Berlin dje dhe në Tiranë nesër, ka filluar që të paraqitet e ardhmja e ndritshme, takimi i djeshëm përfundimisht fundi tentativat si Ballkani i Hapur” – shtoi tutje deputeti.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme tutje ka folur edhe për moratoriumin për tokat pjellore. Ai tha se si pasojë e ndërtimeve pa plan e pa leje janë shkatërruar tokat pjellore.

“Hapësirat publike te gjelbra po rrezikohen të zhduken nga grabitjet për përfitime marramendës, kërkoj që qeveria dhe kuvendi të miratojnë ligjin për moratorium 25-vjeçar për tokat pjellore” – tha Abazi.

Tutje, Abazi ka folur edhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pakistan, ai tha se për shumë muaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të filloj procedurat për hapje të kësaj ambasade.

“Ai është vend mik i Kosovës dhe ka njohur Kosovën. Është një ndër shtetet më të rëndësishme dhe me potencial të madh, është mendësi strategjike dhe veprim i duhur diplomatik që Kosova të hap ambasadën në Islamabad” – tha deputeti.

Abazi ndër të tjera foli edhe për çështjen e targave, ai tha se plani i qeverisë nuk provokon në asnjë formë arsye për tensione në veri.