Haki Abazi: Në LDK ka udhëheqës dhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka reaguar pas deklaratave të Isa Mustafës, se LDK-ja do të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Abazi ka shkruar se është për keqardhje kur dëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut, që sipas Abazit, janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK-në.

“Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arësye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun”, ka shkruar Abazi në ‘Facebook’.

Sipas tij, LDK-ja po e vërteton se anjëherë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit.

“Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti”, thuhet në fund të reagimit të Abazit.

Sot përmes një konference, Isa Mustafa bëri të ditur se partia e tij ka vendosur që të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

LDK inicion mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti

.