Haki Abazi kërkon përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në New Green Deal

Kryetari i Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, Haki Abazi ka qenë pjesë e një takimi virtual të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe BE-së të Parlamentit Evropian, Piero Fassiono.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe kryetar të komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve si Britania e Madhe, Franca, Austria e Portugalia.

Kryetari i Komisionit, Abazi ka fokusuar nevojën dhe kërkesën urgjente për ta ndarë procesin e integrimit evropian të Kosovës nga procesi i dialogut me Serbinë, duke kërkuar intensifikim dhe qartësi të procesit integrues dhe përfshirjen e Kosovës në programet e NATO-s.

Tutje, ai ka vënë theksin edhe mbi pikën kritike të krijimit të pozicionit të unifikuar të vendeve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave si dhe domosdoshmërinë e rritjes së solidaritetit evropian për vaksinat dhe pandeminë.

Gjithashtu, Abazi ka thënë se ka kërkuar përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tranzicionin për zëvendësimin e teknologjisë dhe kalimin në ekonomi të gjelbër në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe përfshirjen e rajonit në Neë Green Deal.

“Diskutimin tim e kam fokusuar në nevojën dhe kërkesën urgjente për ta ndarë procesin e integrimit Evropian të Kosovës nga procesi i dialogut me Serbinë; intensifikimin dhe qartësinë e procesit integrues dhe përfshirjen e Kosovës në programet për anëtarësim në NATO; pikën kritike të krijimit të pozicionit të unifikuar të vendeve anëtare të BE për procesin e liberalizimit të vizave; domosdoshmërinë e rritjes së solidaritetit evropian për vaksinat dhe pandeminë; përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tranzicionin për zëvendësimin e teknologjisë dhe kalimin në ekonomi të gjelbërt në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe përfshirje e rajonit në New Green Deal dhe kthimi me seriozitet tek zotimet e Procesit të Berlinit të filluar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe BE të Parlamentit Italian z. Piero Fassino, sot kemi diskutuar për Ballkanin Perëndimor në raport me Integrimin Evropian dhe botës multipolare. Në diskutim kanë referuar edhe: David Sasoli, Kryetari i Parlamentit Evropian, Roberto Fico, Kryetari i Parlamentit Italian, Olivér Várhelyi- Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE, Stefano Sanino- Sekretari Gjeneral i Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE, kryetarët e komisioneve për Punë të Jashtme të Portugalisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë, Serbisë, Ukrainës, Francës, Britanisë së Madhe, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Austrisë.
Diskutimin tim e kam fokusuar në nevojën dhe kërkesën urgjente për ta ndarë procesin e integrimit Evropian të Kosovës nga procesi i dialogut me Serbinë; intensifikimin dhe qartësinë e procesit integrues dhe përfshirjen e Kosovës në programet për anëtarësim në NATO; pikën kritike të krijimit të pozicionit të unifikuar të vendeve anëtare të BE për procesin e liberalizimit të vizave; domosdoshmërinë e rritjes së solidaritetit evropian për vaksinat dhe pandeminë; përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tranzicionin për zëvendësimin e teknologjisë dhe kalimin në ekonomi të gjelbërt në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe përfshirje e rajonit në New Green Deal dhe kthimi me seriozitet tek zotimet e Procesit të Berlinit të filluar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.