Haki Abazi - Foto: ZKM

Haki Abazi: Ja përse nuk po publikohet marrëveshja LDK-Lista Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në vazhdimësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të publikojnë marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, por partia e Isa Mustafës nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

E për arsyet e mbajtjes sekret të kësaj marrëveshjeje, zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi thotë se ka të bëjë me postet që partia serbe do të marrë në Qeverinë Hoti.

“Marrëveshja e negociuar mes Gjuriq dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr: zëvendëskryeministrin, zëvendësdrejtorin e AKI, zëvendëskomandën e FSK-së, zëvendës ambasadorin e Kosovës në SHBA, veto të drejtën për vendimmarrje në FSK, AKI, diplomaci dhe polici, zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve, zv. ministër në Arsim, zv. ministër në Shëndetësi”, ka shkruar Abazi në Facebook./21Media