Haki Abazi: Isa Mustafa – president, Albin Kurti – kryeministër, Vjosa Osmani – kryetare e Kuvendit

I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Haki Abazi, ka publikuar emrat e zyrtarëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes dhe pozitat të cilat ata mund t’i marrin në rast të një koalicioni mes dy partive.

Abazi shkruan se postin e presidentit të vendit do ta merrte kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Kurse, atë të kryeministrit – kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës e nominuara sot nga LDK-ja për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani.

Haki Abazi i është bashkuar para pak ditësh Lëvizjes Vetëvendosje.

Haki Abazi i bashkohet Vetëvendosjes

Komentin në Facebook Haki Abazi e ka bërë në kohën kur krerët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes po zhvillonin takim lidhur me një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Isa Mustafa tregon për çka u pajtuan me Albin Kurtin

www.kallxo.com