Haki Abazi flet për propozimin gjerman për Asociacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haki Abazi ka folur lidhur propozimin gjerman për formimin e asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që po qarkullon nëpër internet.

Sipas tij, nuk ka propozim gjerman, por është emërtuar kështu për t’ia rritur rëndësinë.

Abazi potencoi se ky është vetëm një propozim që asociacioni të formohet brenda Kushtetutës dhe se nuk ka mundësi për një pushtet të tretë.

“Nuk ka propozim gjerman, ky emërtim po bëhet vetën për t’ia rritur rëndësinë, është një propozim që të formohet asociacioni brenda kushtetues së Kosovës. Mund ta kenë asociacionin si OJQ dhe nuk ka mundësi për një pushtet të tretë”- ka thënë Abazi.

Sipas tij, nuk ka kuptim që të dëgjohet Serbia për të drejta, pasi po e përkrah gjenocidin në Ukrainë.

“Nëse në të kaluarën ka pas mirëkuptim që të dëgjohet Serbia për të drejtat, sot nuk ka asnjë kuptim,  po e përkrah gjenocidin në Ukrainë”- shtoi ai.

Abazi më tej potencoi se Kushtetuta dhe ligjet ju garantojnë komunave serbe që ato të jenë si OJQ.

“Kosova nuk duhet të jetë peng e një popullate që nuk përbëjnë as 5%, ne duhet të ecim me agjendën evropiane”- shtoi Abazi.

Abazi potencoi se kemi një dinamizim të çështjes së dialogut dhe se vala vetëm ka filluar drejtë finalizimit të procesit.

Kosova përballë marrëveshjes dhe propozimit franko-gjerman