Haki Abazi flet pas takimit të Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadorin gjerman

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka thënë se temë kryesore e takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka qenë liberalizimi i vizave.

Abazi tha se kërkesë e ambasadorit është që Kosova të krijoj kontakte të drejtpërdrejta me vendet skeptike që nuk përkrahin liberalizimin e vizave.

“Sot kishim në takim ambasadorin e Gjermanisë me të cilin sigurisht u shtrinë disa fusha dhe drejtime. Kryesorja ka qenë liberalizimi i vizave. Gjermania është pro që ky proces të përfundoj sa më mirë. Shumica e vendeve te BE konsiderojnë se Kosova i ka përmbush kriteret por që rekomandimi është që  të kemi kontakte të drejtpërdrejta me vendet që janë ende skeptike. Ne biseduam edhe për rolin e diasporës dhe investimeve të tyre në vend”, tha ai.

Abazi theksoi se ka një rritje të interesimit të investimeve gjermane në Kosovë duke shtuar se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për investitorët.

“Temë tjetër ishte edhe investimet e tjera nga kompanitë gjermane pasi që ka një përmisim të interesimit për investime. Sigurisht që mjedisi investiv duhet të përmisohet sidomos në luftën kundër korrupsionit sepse është pikë shumë e rëndësishme”, tha ai.

Mbyllet për media takimi i Komisionit parlamentar me ambasadorin gjerman në lidhje me vizat