Haki Abazi dyshon se aktvendimi i Kushtetueses është i falsifikuar, kërkon rigjykim

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi, për mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti, është i falsifikuar.

Abazi ka shkruar se rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz e antikushtetues, ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar Abazi në ‘Facebook’.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re.

Në dokument arsyetohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës iu dha e drejta e formimit të qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila kishte dalë e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Kushtetuesja publikon vendimin për dekretin e Thaçit